Liverpool është në një fazë tranzicioni dhe shumë emra të rinj janë duke u përmendur si objektivë të mundshëm të kampionëve të Premier League.
Renato Sanches tashmë është duke u përcjellur me shumë vëmendje nga Liverpool e cila po kërkon që të zgjedhë zëvëndësuesin e duhur për Georginio Wijnaldum.
Fabrizio Romano raporton se ish ylli i Bayern Munich i cili tashmë është pjesë e skuadrës së Lille nuk është i vetmi në këtë listë pasi nga The Reds pëlqehet shumë edhe ylli i Brighton, Yves Bissouma.