Marrëveshja është arritur, Mino Raiola transferon një tjetër yll te Juventusi

Mino Raiola dhe Juventus kanë gati bashkëpunimin e rradhës.

Mediat italiane, raportojnë se Juventus ka arritur marrëveshje me Mino Raiolan për transferimin e Donyell Malen.

Holandezi është në shënjestrën e disa klubeve, mirëpo duket se karrierën do ta vazhdojë tek Zonja e Vjetër.

22-vjeçari po shkëlqen te PSV, duke shënuar 17 gola në 28 ndeshje të luajtura këtë sezon.

Malen pritet t’i bashkohet Biankonerëve në verë, ndërsa tani mbetet që të arrihet marrëveshja mes dy klubeve.

PSV kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lirë Malen, ndërsa Juventus do të tentojë të ul kërkesat e holandezëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here