Ousmane Dembele dëshiron që karierën e tij ta vazhdojë akoma tek skuadra e Barcelonës, raporton kështu Sport.
Sulmuesi anësor ka edhe 18 muaj të mbetura në kontratë me katalanasit dhe largimi i tij ka kohë që po përflitet nga mediat në Spanjë dhe më gjerë në Europë.
Në kërkim të tij janë skuadra me emër si Manchester United, Chelsea dhe Juventus mirëpo në qoftë se francezi arrin që sadopak të rikthehet në formën e tij të dikurshme atëherë katalanasit nuk do e shesin atë por në vend të tij do të largohet braziliani Philippe Coutinho.