Kontrata e Messit me kap vlerën e 555 milionë eurove!

Kontrata aktuale e Lionel Messit me skuadrën e Barcelonën kap vlerën e 555 milionë eurove, të paktën kështu raporton El Mundo.

Messi këtë kontratë e nënshkroi në vitin 2017 dhe përfshiu një bonus prej 15 milionë eurosh thjesht pse e pranoi kontratën dhe një shumë tjetër prej 78 milionë eurosh për besnikëri ndaj skuadrës.

Në këtë mënyrë për çdo sezon mesatarisht Lionel Messi ka marrë hiç më pak se 138 milionë euro ku janë përfshirë këtu edhe bonuset nga Barcelona përkundër dështimeve në Champions League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here