Lautaro i vendosur për një kontratë të re me Interin!

Lautaro Martinez nuk e ka ndërmend që të largohet nga skuadra e Interit, të paktën jo edhe për një sezon tjetër.

Lautaro i ka kumtuar drejtuesve të skuadrës dëshirën e tij për të rinovuar kontratën e tij me Neroazzurët.

Argjentinasi tashmë ka filluar bisedimet për një rinovim të kontratës deri në vitin 2024.

”Po mundohemi që të arrijmë aty, jam shumë i lumtur këtu dhe njerëzit gjithmonë më kanë trajtuar mirë. Klubi dhe trajneri kanë gjithashtu besim tek unë dhe kjo gjë më bën të lumtur të qëndrojë këtu”- deklaroi sulmuesi argjentinas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here