Torino interesohet për Ruganin e Juventusit!

Mbrojtësi i skuadrës së Juventusit, Daniele Rugani është shndërruar në një objektiv për skuadrën tjetër të qytetit, Torino, raporton Calcio Mercato.

26 vjeçari aktualisht është pjesë e skuadrës së Rennes në formë huazimi por dëshira e tij mbetet padyshim rikthimi në skuadrën e parë të Biankonerëve edhe pse një gjë e tillë duket shumë e vështirë që të ndodhë.

Torino shpreson që të shfrytëzojë në maksimum këtë situatë dhe të sjellë atë në Torino përpara se ky afat kalimtar të përmbyllet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here