Shkëlqen Messi, Barcelona mposht Bilbaon

Barcelona hakmerret ndaj Athletic Bilbaos që i mori Superkupën por në “Camp Nou” nuk ishte aspak një shëtitje duke qenë se deri në fund mbeti gjithçka e hapur.

Katalanasit fituan 2-1 me golat e Messi dhe Griezmann, ndërsa autogoli i Jordi Alba ndërlikoi situatën në fillim të pjesës së dytë.

Skuadra e Koemanit e nisi fort dhe madje ishte agresive dhe iu afrua disa herë golit por duke mos qenë e pasaktë dhe duke u nxituar.

Më pas erdhi goditja e dënimit perfekt nga Leo Messi që iu përgjigj kështu akuzave ndaj tij këtë fundjavë.

Në pjesën e dytë, gjithçka nisi me një devijim të pafat në portën e tij për Jordi Alba, por Griezmann nga fundi do të vendoste shifrat në 2-1.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here