Solskjaer dëshiron yllin e Sevillas te United

Mbrojtësi i Sevillas, Jules Kounde është objektivi kryesorë i Manchester United për merkaton e verës.

Trajneri i Djajve të Kuq, Ole Gunnar Solskjaer është i mahnitur nga paraqitjet e mbrojtësit 22-vjeçar dhe e dëshiron atë në skuadër.

Kounde ka kontratë me Sevillan deri në vitin 2024 dhe ka klauzolë prej 82 milionë eurove, prandaj United nuk do ta ketë aspak të lehtë transferimin e tij.

Interesim për Kounde ka shfaqur edhe Reali. Los Blancos e shohin francezin si pasues ideal të Sergio Ramos. Mbetet ta shohim ku do të përfundojë Kounde në verë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here