Dzeko tek gjiganti i Serie A, nuk bëhet fjalë për Interin!

Emri i Edin Dzekos mbetet akoma tema kryesore e mediave italiane pasi ai kërkon me çdo kusht largimin nga Roma për shkak të marëdhënieve jo të mira me trajnerin aktual, Paulo Fonseca.

Giallorossët shpresonin për një shkëmbim të tij me sulmuesin e Interit, Alexis Sanchez, por një gjë e tillë dështoi të ndodhë për shkak të mosarritjes së një pakti mes dy palëve.

Sipas raportimeve të Ilario Di Giovambattista i cili është drejtor i ‘Radio Radio’, shkroi që Roma po përgatitet për një huazim të sulmuesit të Chelseas, Olivier Giroud mirëpo një gjë e tillë nuk duket lehtë e arritshme.

Andrea Pirlo ka kërkuar transferimin e boshnjakut për të zëvëndësuar Alvaro Moratan dhe Zonja e Vjetër ka disa përparësi.

Përparësia më e madhe mbetet ajo e gjendjes financiare pasi kjo skuadër mund tja ofrojë pagën prej 7 milionë eurosh në sezon dhe kontrata pritet që të jetë 1 ose 2 vjeçare shkaku i moshës së sulmuesit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here