Khedira transferohet tek Hertha Berlin!

E ardhmja për Sami Khediran është zgjidhur më në fund pasi ai realizoi me sukses një transferim tek skuadra e Hertha Berlin pas disa viteve qëndrim tek Juventusi.

Ish përfaqësuesi i kombëtares gjermane kishte qenë i kërkuar gjithashtu nga dy skuadrat angleze të Everton dhe Tottenham por në fund zgjodhi një rikthim në Bundesliga pasi më herët kishte qenë pjesë e Stuttgart.

Me rastin e transferimit të tij menaxheri i perfomancës Arne Friedrich deklaroi:”Me Sami Khedira në skuadër tashmë kemi një futbollisti i cili ka qenë pjesë e disa prej skuadrave më të mëdha në Europë dhe ky fakt do të na ndihmojë shumë në këtë sezon”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here