Paulo Fonseca mund të jetë duke kaluar ditët e fundit nën udhëheqjen e skuadrës së Romës mirëpo interesimi për të sa po vjen e po rritet dita ditës.
Gennaro Gattuso është duke kaluar momente të vështira tek skuadra e Napolit dhe shkarkimi duket shumë afër që të ndodhë dhe emri i ri është bërë gati tashmë.
Deri më tani favorit për të marrë këtë pozitë ishte spanjolli Rafa Benitez mirëpo tashmë situatë ka ndryshuar tek skuadra e Aurelio De Laurentiis.
Ky i fundit ka piketuar Fonsecan si zëvëndësin ideal për Gattuson pasi tek Roma nuk është duke kaluar momente të mira dhe kjo situatë nuk do vazhdojë edhe shumë gjatë dhe shkarkimi i tij duket i paevitueshëm.