Juventus mposht Interin në ndeshjen e parë, Biankonerët me një këmbë në finale

Dy gola të Ronaldos i kanë dhënë Juventusit fitoren me përmbysje ndaj Interit në gjysmëfinalen e vajtjes në “San Siro” ndaj Interit të Contes, që në kampionat i mundi 2-0.

Pas rrjetës së Lautaro Martinez që në fillim me asist të Barella, mjaftuan dy shkëndija: një penallti e vërshëllyer me VAR për tërheqje brenda zonës nga Young në dëm të Cuadrado dhe një gabim trashanik i Bastonit në bashkëpunim me Handanovic.

Në të dy rastet, gol Cristiano Ronaldo, duke i dhënë kështu një goditje të fortë djemve të Contes, që edhe pse dominuan gjatë gjithë pjesës së dytë dhe iu afruan golit (shpëtoi Demiral një top që po i drejtohej portës)

Juventusi menaxhoi deri në fund dhe arriti të merrte një fitore tepër të rëndësishme që do të shërbejë edhe në funksion të ndeshjes së kthimit në Torino pas një jave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here