Bombë nga Juventusi, Ronaldo largohet nga Zonja e Vjetër!

Cristiano Ronaldo dhe Juventusi duket se do të jetë një ‘dashuri’ që nuk do të zgjasë edhe shumë gjatë.

Kjo për arsye se portugezi ka tërhequr përsëri vëmendjen e Real Madridit dhe rikthimi i tij në Santiago Bernabeu mund të bëhet realitet gjatë kësaj vere.

‘Don Diario’ raporton se marëdhëniet në mes të tij edhe Florentino Perezit janë më të konsoliduara se kurrë padyshim edhe pas takimit që zhvilluan të dytë në Torino rreth 2 javë më parë.

E përditshmja spanjolle deklaron që luzitani pas rikthimit në Madrid do të pensionohet aty dhe pas tërheqjes nga futbolli do të shërbejë si një lloj ambasadori për Los Blancos dhe nuk përjashtohet mundësia që të marrë drejtimin e stolit të klubit mbretëror.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here