Marrëveshja është arritur, Boateng te gjiganti italian me kosto zero

Jerome Boateng drejt transferimit te gjiganti italian.

Aventura e Jerome Boateng me Bayernin është drejt fundit, pasiqë mbrojtësi 32-vjeçar nuk do të rinovojë kontratën me Bavarezët dhe në verë do të jetë lojtarë i lirë.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Inter thuhet se ka arritur marrëveshje me Boateng.

Neroaxurët janë në krizë financiare dhe janë në kërkim të goditjeve me kosto të ulëta dhe kështu kanë vendosur që të hidhen në sulm për  mbrojtësin gjerman.

Boateng do t’i bashkohet Neroaxurëve në verë, ndërsa pritet të firmos kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here