Sturridge pranë transferimit në MLS!

Daniel Sturridge është pranë një aventure të re por kësaj rradhe larg Europës pasi ai po mendon që karierën e tij ta vazhdojë në ligën amerikane të futbollit, MLS.

Ish sulmuesi i Chelseas dhe Liverpoolit është duke u kërkuar nga disa skuadra amerikane, raporton kështu e përditshmja britanike Daily Mail.

Anglezi 31 vjeçar aktualisht është një futbollist i lirë pasi ka disa kohë që nuk është pjesë e asnjë skuadre europiane dhe interesimet e vetme për të momentalisht kanë ardhur nga Lindja e Mesme dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here