Reali ka gjetur pasuesin e Ramos në Premier League

Per Sergio Ramos sipas të gjitha gjasave ky do të jetë sezoni i tij i fundit në Santiago Bernabeu.

Mbrojtësi 34-vjeçar nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me Florentino Perez për rinovimin e kontratës dhe do të largohet nga Reali si futbollist i lirë.

Los Blancos kanë filluar ta kërkojnë pasuesin e Ramos dhe emri i fundit në shënjestrën e Madrilenëve është mbrojtësi i Leicester, Wesley Fofana.

20-vjeçari po shkëlqen me paraqitjet e tij te Leicesteri dhe Reali do të paguaj 40 milionë euro për kartonin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here