Manchester City ka vendosur për të dërguar agjentë të saj në Brazil për të kërkuar talente të rinj dhe tashmë është pikasur një futbollist që mund të veshë fanelën e kësaj skuadre gjatë viteve të ardhshme.
Citizens do të vëzhgojnë nga afër talentin e skuadrës së Palmeiras, Patrick De Paula në ndeshjen finale të Copa Libertadores.
City nuk është e vetme në këtë garë pasi edhe Benfica është duke e vëzhguar këtë futbollist mirëpo deri më tani asnjë ofertë nuk është bërë për të.
21 vjeçari ka shënuar 5 gola në 37 takime gjatë sezonit 2020.