Juventus transferon yllin e rivalëve të saj!

Zonja e Vjetër akoma nuk ka hequr dorë nga mundësia për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Napolit, Arkadiusz Milik, i cili publikisht ka deklaruar që dëshiron një largim nga skuadra jugore e Italisë.

26 vjeçari ishte shumë i përfolur për një transferim tek Biankonerët para se të huazohej tek skuadra franceze e Marseille gjatë këtij afati kalimtar.

Por një gjë e tillë nuk ka bërë që juventinët të dorëzohen dhe për një blerje përfundimtare të tij do të provojnë merkaton e verës ku me ofertën e duhur mund të arrijnë një transferim të shumëpritur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here