Shpaloset plani: Ja treshja që do transferojë Maldini në verë!

Merkatoja e transferimeve për Milanin është duke funksionuar në mënyrën më të mirë dhe tashmë Paolo Maldini ka gati planin e rradhës për transferime në merkaton e verës.

Bëhet fjalë për 3 futbollistë: Thauvin, Otavio dhe Vina.

Në merkaton verore, Maldini dhe Massara do të punojnë për transferimin e treshes, Florian Thauvin nga Marseille, Otavio nga Porto dhe Matias Vina nga Palmeiras.

Corriere dello Sport raporton gjithashtu që Brahim Diaz mund të rikthehet tek Real Madrid gjatë kësaj vere për shkak që Zidane pëlqen shumë futbollistin.

Këtë pozicion pritet ta marrë Matias Vina nga skuadra e Palmeiras dhe ai vlerësohet me një çmim prej 7-8 milionë eurosh, shifër kjo mëse e përballueshme nga Rossonerët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here