Dridhje tektonike në Itali, Perez 100 milionë euro për yllin e Serie A!

Real Madrid ka kthyer sytë kah Italia për të përforcuar repartin e saj të mesfushës.

Fabian Ruiz mbetet akoma i preferuari i presidentit Florentino Perez dhe tashmë po bëhet gati oferta prej 100 milionë eurosh për të transferuar atë nga skuadra e Napolit.

Shifra prej 100 milionë e vendosur nga presidenti De Laurentiis nuk do të jetë aspak e negociueshme për arsye të qëndrimeve të qarta që ka ai.

Madrilenët kanë vëzhguar deri më tani edhe Eduardo Camavingan mirëpo Ruiz po shihet si një opsion më i besueshëm për të ardhmen e mesfushës Los Blancos dhe sakrificat financiare duhet që të bëhen.

Deri tek kjo blerje do të jetë me të vërtetë një ‘shtrydhje’ e buxhetit të madrilenëve mirëpo Perez nuk e ka ndërmend të kursejë për të sjellur përsëri skuadrën e tij në majën e futbollit europian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here