Merret vendimi, ylli i Juventusit largohet nga skuadra!

Sipas raportimeve të fundit të Don Balon futbollisti i skuadrës së Juventusit, Aaron Ramsey do të largohet në fund të këtij sezoni mirëpo tashmë nuk dihet në qoftë se Real Madrid dhe Barcelona janë akoma të interesuara për të.

Mesfushori uellsian ka vendosur tashmë që në fund të këtij sezoni ti thotë lamtumirë Zonjës së Vjetër.

Ish mesfushori i Arsenal duket se nuk ka bindur mjaftueshëm me paraqitjet e tija me fanelën bardhezi.

Nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të tij tek Arsenal pasi Mikel Arteta pëlqen lojën e tij mirëpo problemi qëndron tek paga e tij prej 7 milionë eurosh në sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here