Ronaldo do të rinovojë me Juventusin deri në 2023!

Juventus raportohet se është e gatshme për një kontratë të re me Cristiano Ronaldon dhe se portugezi mund të nënshkruajë për të zgjatur qëndrimin në Torino deri në vitin 2023.

Portugezi nesër do të mbushë 36 vjeç dhe Tuttosport raporton se ai ndihet i vlerësuar dhe në qendër të vëmendjes tek skuadra e Andrea Pirlos.

Ky rinovim duket të jetë mëse i merituar duke marrë parasysh faktin që në 23 ndeshje të zhvilluara këtë sezon ka shënuar plot 22 herë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here