Di Maria shpreson për transferimin e Messit tek PSG!

Angel Di Maria dëshiron shumë që të shohë bashkëkombasin e tij të transferohet tek Paris Saint Germain gjatë merkatos së kësaj vere.

Madje argjentinasi për transferimin e Messit tek kjo skuadër nëpërmjet një interviste për Canal+ deklaroi se ekziston një mundësi e madhe që një gjë e tillë të ndodhë gjatë kësaj vere por tha se duhet që të kemi durim që një gjë e tillë të ndodhë.

Nga ana tjetër Messi javë më parë deklaroi që është shumë i lumtur tashmë tek Barcelona dhe se nuk po mendon për një largim nga Camp Nou.

Disa ditë më parë u publikua një fakt i paditur deri më tani ku u tregua kontrata e Messit për 4 vite me Barcelonën ku argjentinasi kishte përfituar për 4 sezone plot 555 milionë euro, duke ringjallur kështu reagime të shumta në Barcelonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here