Chelsea dëshiron prapa Hazard por me një çmim shumë më të lirë!

Përkundër problemeve të fundit me zemër skuadra e Chelseas është e vendosur që të rikthejë në Stamford Bridge futbollistin belg por me një çmim më të ulët tashmë.

Ylli madrilen, Eden Hazard është kritikuar shumë kohëve të fundit falë formës së tij të dobët, mund të rikthehet përsëri tek Chelsea por me gjysmën e çmimit që u transferua tek Los Blancos, shifër kjo që ishte rreth 100 milionë euro në 2019, raporton DefensaCentral.

Kjo do të ishte një blerje tjetër e madhe për Chelsean pas blerjeve të Timo Werner dhe Kai Havertz verën e kaluar për një shumë të plotë prej 130 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here