Rashford tek gjiganti i Serie A!

Marcus Rashford pritet të jetë njëra nga temat më të nxehta të kësaj vere për skuadrën e Juventusit dhe Barcelonës të cilat kërkojnë transferimin e anglezit nga Manchester United.

Biankonerët këtë janar nuk ishin aktiv në blerje të reja pasi vetëm larguan futbollistë dhe ulën koston e pagave në skuadër por gjatë verës pritet të jetë një merkato e çmendur për ta.

Por por të arritur deri tek sulmuesi i lindur në 1997 nuk do të jetë aq e lehtë pasi Djajtë e Kuq kërkojnë një shifër prej plot 80 milionë eurosh.

Katalanasit janë në një pozitë shumë të keqe financiare dhe kjo gjë i jep shpresë më shumë Zonjës së Vjetër për një sukses në merkato.

Përveç parave Juventus ka edhe shumë futbollistë që mund ti përdorë për të bindur drejtuesit anglez dhe lista fillon me Paolo Dybala, Aaron Ramsey, Bernardeschi dhe Douglas Costa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here