Milan, goditje e madhe në merkato me parametra 0!

Merkatoja e janarit mund të ketë marrë fund mirëpo tani Milani është duke menduar për operacionet që do të ndërmarrë gjatë qershorit.

Një transferim shumë interesant pritet që të ndodhë gjatë javëve të ardhshme.

Florian Thauvin është emri që pëlqehet shumë nga skuadra e Maldinit dhe tashmë po bëhet gati edhe plani për transferimin e tij.

Vetë futbollisti ka shprehur edhe gatishmërinë e tij për të nënshkruar një kontratë me pagë të reduktuar vetëm që të bëhet pjesë e Rossonerëve.

Siç raporton Tuttosport, ky futbollist pëlqehet shumë nga Piolo dhe tashmë ai ka shprehur gatishmërinë që të ulë kërkesën e tij për një pagë prej 3,5 milionë eurosh vetëm për ti mundësuar Maldinit një transferim më të lehtë gjatë verës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here