Tottenham transferon yllin e Juventusit!

Jose Mourinho ka rikthyer vëmendjen e tij kah Italia për të përforcuar skuadrën e tij dhe tashmë bëhet fjalë për mesfushorin e skuadrës së Juventusit, Aaron Ramsey i cili gjithashtu dëshiron largimin.

Lidhjet e forta të futbollistit me skuadrën e Arsenalit nuk janë duke e trembur aspak Tottenham.

Uellsiani ka qenë pjesë e shumë ndeshjeve tek Juventus mirëpo prapë largimi po përmendet që do të ndodhë për arsye se drejtuesit e skuadrës nuk janë shumë të bindur me të.

Ende nuk është përmendur ndonjë ofertë apo ndonjë shifër e caktuar që Zonja e Vjetër ka kërkuar për shitjen e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here