E bujshme: Erik Lamela rikthehet në Serie A, por tek një tjetër gjigant italian!

Lajm i bujshëm nga Spanja, Erik Lamela drejt rikthimit në Serie A.

Sipas portalit të njohur spanjoll Todo Fichajes, Erik Lamela mund të rikthehet në Itali.

Tottenham është i gatshëm t’ia ofrojë Erik Lamelan, Juventusit në këmbim të Aaron Ramsey.

Ramsey është në shënjestrën e Tottenham dhe Mourinho e dëshiron me çdo kusht uellsianin në skuadër.

30-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Pirlos dhe Biankonerët janë të gatshëm ta lënë të lirë.

Pirlo thuhet se ka dhënë dritën jeshile për këtë operacion dhe në verë sipas të gjitha gjasave do të kemi një super shkëmbim mes Juventusit dhe Tottenhamit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here