Shkëmbimi i vitit: Lautaro në Camp Nou, ylli i Barcelonës në Meazza!

Lautaro Martinez vazhdon të mbetet objektivi kryesorë i Barcelonës.

Argjentinasi është i lidhur për një kohë të gjatë me një transferim te Barcelona, mirëpo kriza e shkaktuar nga Covidi, ka zbehur zërat për transferimin e tij në Camp Nou.

Katalanasit gjenden në krizë financiare dhe nuk janë në gjendje që të paguajnë 100 milionë euro për kartonin e Lautaros.

Mirëpo sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Barcelona nuk ka hequr dorë nga argjentinasi dhe Blaugranët kanë gjetur zgjidhjen për transferimin e tij.

Mediat spanjolle, shkruajnë se Barcelona do tia ofrojë Interit njërin nga dyshja Griezmann-Dembele, në këmbim të Lautaros.

Ky operacion do të bëhet sikurse shkëmbimi Pjanic-Arthur, ku Barcelona do të paguaj 100 milionë euro për Lautaron, ndërsa Inter 100 milionë euro për Griezmann ose Dembele.

Kështu të dy klubet do të kenë përfitime kapitale dhe do të realizojnë fitim prej 100 milionë eurove në bilancin e tyre.

Messi ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Lautaros, për të qëndruar te Barcelona, ndërsa Neroaxurët janë të gatshëm ta sakrifikojnë argjentinasin pët të dalur nga kriza financiare.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here