Pique i premton besnikëri Barcelonës!

Gerard Pique në një intervistë të fundit ka bërë të ditur se do të pensionohet tek skuadra e Barcelonës.

Për Ibai Llanos ai deklaroi kështu:”Do të pensionohem tek Barcelona, gjithmonë e kam thënë këtë sepse une e përfaqësojë Barcelonën. Unë nuk mund ta shoh veten tek ndonjë skuadër tjetër pasiqë nuk do të kishte motivimin e duhur dhe se do të ishte një dramë e vërtetë për mua.”

Pique u largua njëherë gjatë fillimi të karierës tek Manchester United por me ardhjen e Pep Guardiolës ai u ble përsëri nga katalanasit dhe prej atëherë ka qenë pika kryesore në mbrojtjen e Barcelonës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here