Alisson me dy gafa të rënda, City deklason Liverpoolin në Anfield

Manchester City ka marrë një fitore bindëse 4-1 në Anflied kundër Liverpool-it.

Qytetarët kryesojnë renditjen e Premier League tani me 50 pikë, ndërsa Të Kuqtë janë në vendin e katërt 10 pikë larg. Skuadra e Pep Guardiola ka edhe një ndeshje më pak.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë portieri Alisson, i cili u ka dhuruar fitoren miqve me dy gafat e bëra në harkun e tri minutave në pjesën  e dytë.

Braziliani është bërë lojtari i parë i Liverpool-it që ka bërë të paktën dy gabime që kanë çuar te një gol në një ndeshje të Champions League ose Premier League pas Loris Karius në finalen e Champions League kundër Real Madrid.

Gundogan (49′, 73′), Sterling (76′) dhe Foden (83′) kanë shënuar për City-n. Salah (63′, pen) për vendasit.

Liverpool është skuadra e parë që humb tri ndeshjes radhazi të kampionatit në shtëpi në sezonin pas fitores së titullit pasi një gjë të tillë e ka bërë Chelsea 65 vite më parë në marin e 1956-ës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here