Barcelona vendosë çmimin për Neton!

Barcelona i ka vënë një çmim prej 15 milionë eurosh për portierin e saj Neto, raporton kështu e përditshmja spanjolle Marca.

Braziliani nuk është i kënaqur që të jetë gjithmonë një zëvëndësues i Marc-Andre Ter Stegen dhe ka vendosur që të largohet nga Barcelona në kërkim të një skuadre të re.

Neto aktualisht ka edhe një kontratë 2 vjeçare me katalanasit por nuk e ka ndërmend ta çojë deri në fund këtë marrëveshje.

Arsenal ka shfaqur tashmë interesim për transferimin e 31 vjeçarit dhe shifra prej 15 milionë eurosh është mëse e përballueshme për skuadrën londineze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here