Liverpool në ndjekje të Raphinha!

The Reds janë vënë në ndjekje të yllit brazilian.

Liverpool ka identifikuar futbollistin e Leeds United, sulmuesin anësor Raphinha si një objektiv potencial në merkato, raporton Football Insider.

Gjigantët e Premier League kanë disa muaj që janë duke e vëzhguar situatën që po kalon ai dhe këtë verë do të synojnë transferimin e tij në Anfield Road.

Mirëpo skuadra e Klopp mund të hasë në konkurencë të madhe për të pasi me paraqitjet e bëra ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha në Europë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here