Objekt misterioz deri tani, pasi i aktivizuar me pikatore, por vendimtar në momentin më të vështirë.
Po flasim për portugezin e blerë nga Barcelona te Braga, Trincao, që sonte ka shënuar një eurogol që vulosi fitoren 2-3 në Sevilja.
Një “golazo” i vërtetë në hyrje të zonës. Goditje e saktë dhe e harkuar, që nuk i ka lënë shpëtim portierit të Real Betis dhe i ka dhënë 3 pikët Barcelonas.
Ndeshja u nda me pjesën e parë ku Betis realizoi me Iglesias, ndërsa aktivizimi i Messit 45′ e dyta solli freski dhe golin e argjentinasit. Më pas Victor Ruiz protagonist për mirë dhe keq. Në fillim shënoi autogol, pastaj korigjoi me golin e 2-2.