Hazard transferohet në Serie A!

Eden Hazard pritet që në fund të këtij sezoni të largohet nga skuadra e Real Madrid dhe kjo e fundit futbollistin e saj ja ka ofruar Juventusit.

Siç raportojnë mediat spanjolle, Juventus ka mundësinë më të mirë për të siguruar shërbimet e sulmuesit belg gjatë kësaj vere.

Por skuadra e Agnellit nuk është duke u nxituar në këtë garë për shkak të pagës së lartë të futbollistit i cili akoma nuk ka rënë dakord për një ulje të saj.

Arsyeja që ai do të largohet nga Santiago Bernabeu janë dëmtimet e shpeshta dhe pikërisht për këtë skuadër edhe Real Madrid i ka ofruar këtë futbollist Zonjës së Vjetër pasi nuk e llogaritë më për sezonin tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here