Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umititi kishte refuzuar një ofertë për tu transferuar tek skuadra e Liverpool gjatë muajit janar, raporton The Athletic.
The Reds ishin dëshpërimisht duke kërkuar transferimin e mbrojtësit francez në Anfield Road për shkak të dëmtimeve të shumta në këtë repart mirëpo një ofertë e tillë u refuzua nga vetë futbollisti.
Umtiti këtë sezon ka zhvilluar vetëm 5 ndeshje në La Liga për skuadrën e Barcelonës mirëpo kontrata e tij skadon vetëm në vitin 2023 duke e bërë transferimin e tij një punë jo të lehtë.