Gati emri për të zëvëndësuar Handanovic tek Inter!

Inter po bëhet gati për një ndryshim rrënjësor në portën e saj pasi Samir Handanovic nuk pritet që të jetë më pjesë e Interit gjatë sezonit të ardhshëm.

Handanovic ka qenë pjesë e kritikave të shumta për shkak të paraqitjeve të tij të dobëta këtë sezon e veçanërisht në ndeshjen në Coppa Italia kundër Juventusit.

Siç raporton Corriere Dello Sport, Beppe Marotta ka shënjestruar portierin e Grandas, Rui Silva i cili sezonet e fundit ka bërë paraqitje shumë të mira me skuadrën e tij.

Ideja e mëhershme kishte qenë transferimi i tij në San Siro në fillim si zëvëndësues i Handanovic mirëpo tani nuk përjashtohet mundësia që ai të fillojë karierën tek Neroazzurët si portier i parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here