Juventus kërkon të zgjasë huazimin e Moratas!

Juventus është e vendosur që huazimin e Alvaro Moratas ta zgjasë edhe për një sezon tjetër nëse i jepet kjo mundësi, raporton kështu AS.

Spanjolli u rikthye për të dytën herë në Allianz Stadium dhe kësaj rradhe nga një huazim prej skuadrës së Atletico Madridit dhe Biankonerët e kanë mundësinë për transferimin përfundimtar të tij.

Megjithatë Juventus nuk kërkon të nxitohet në këtë aspekt dhe ka shprehur interesimin që ta huazojë spanjollin edhe për një sezon tjetër nëse kjo ofertë pranohet nga Atletico Madrid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here