Liverpool akoma e ‘dashuruar’ pas yllit të Interit!

Liverpool nuk e ka ndërmend që të heqë dorë nga synimi për të transferuar mbrojtësin e skuadrës së Interit, Milan Skriniar.

Klopp i ka bërë të ditur drejtuesve të skuadrës që dëshiron transferimin e tij gjatë kësaj vere.

The Reds tashmë janë duke bërë gati një ofertë që mund të bindë drejtuesit e Interit për ta lënë të lirë sllovakun që të largohet nga San Siro.

Kampionët e Premier League sa i përket kësaj çështjeje i kanë duart e lidhura për arsye se duhet që të transferojnë patjetër një mbrojtës të qendrës për shkak të lëndimeve të shumta të futbollistëve të këtij reparti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here