Nuk duron më, Varane transferohet tek gjiganti italian!

Një sezon që deri më tani mund të cilësohet si i dështuar për Real Madrid duket se do të ketë edhe pasoja më të mëdha pasi pritet ikja e disa prej futbollistëve të skuadrës gjatë viteve të fundit.

Kampioni i botës me Gjelat, Raphael Varane do të transferohet tek skuadra e Juventusit dhe këtë gjë po kërkon ta çojë në fund pikërisht Cristiano Ronaldo i cili edhe e ka telefonuar atë duke i bërë thirrje atij për tu transferuar tek Biankonerët.

E përditshmja spanjolle Don Balon me anë të një shkrimi publikoi lajmin që Varane është pikërisht mbrojtësi që po kërkon Zonja e Vjetër në projektin e saj të ri për të ardhmen e klubit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here