Maldini në delirë, super sulmuesi europian vjen në San Siro!

Kishte muaj që Paolo Maldini ishte në kërkim të një zëvëndësuesi të denjë për Zlatan Ibrahimovic dhe tashmë konfirmimi ka ardhur për një blerje të jashtëzakonshme.

Bëhet fjalë për Memphis Depay të Lyon i cili në fund të këtij sezoni do të jetë i liruar nga kontrata aktuale dhe nuk e ka ndërmend të rinovojë me gjigantin francez.

Çmimi i lartë që kërkonte skuadra franceze për të kishte bërë që Maldini dhe Massara të stagnonin në bisedime pasi i kishin duart e lidhura prej situatës financiare.

Por tani gjërat janë tërësisht ndryshe duke marrë parasysh faktin që edhe Barcelona ka hequr dorë nga dëshira për transferimin e tij dhe tashmë Milan mbetet e vetme në këtë garë dhe gjithçka është në dorën e vetë futbollistit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here