E konfirmuar: PSG pa yllin e skuadrës për ndeshjen me Barcelonën

Pas një jave, supersfida Barcelona-PSG do të ndezë Champions League dhe luhet akti i parë i 1/16-ve. Por, menjëherë për parizienët ka ardhur një lajm i keq.

Angel Di Maria, një nga më të mirët e këtij sezoni në ekipin kampion, nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e parë ndaj katalanasve në “Camp Nou”, stadium ku herën e fundit që e kanë vizituar, janë mundur 6-1.

Argjentinasi pësoi një dëmtim muskulor në ndeshjen me Marseille në fundjavën e shkuar dhe do i duhet të qëndrojë rreth një muaj jashtë fushave.

Mungesën e tij ndaj Barcelonës e konfirmoi edhe vetë trajneri i parizienëve, Maurucio Pochettino. “Di Maria nuk do të jetë për ndeshjen me Barcelonën. Ka një dëmtim dhe nuk mund ta rrezikojmë”, u shpreh argjentinasi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here