Merkato shkëmbimesh: Vidal rikthehet në Spanjë, ndërsa ylli i La Ligas te Interi

Arturo Vidal largohet nga Interi pas vetëm një sezoni? 

Vidal është titullarë i padiskutueshëm te Interi edhe përkundër moshës së tij, mirëpo sipas raportimeve të fundit kiliani mund të largohet nga Milano në fund të sezonit.

Mediat spanjolle, shkruajnë se Inter dhe Sevilla kanë nisur bisedimet për një shkëmbim të mundshëm mes Vidal dhe Nemanja Gudelj.

Disa ditë më parë u raportua se Conte e dëshiron mesfushorin serb në skuadër, ndërsa drejtuesit e Interit synojnë tia ofrojnë Sevillas kartonin e Vidal në këmbim.

Neroaxurët synojnë ti japin freski mesfushës dhe Gudelj shihet si përforcimi i duhur.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here