E bujshme: Raiola transferon yllin holandez te Interi me kosto zero

Inter dhe Mino Raiola kanë gati super bashkëpunimin.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Inter synon transferimin e yllit të Ajax, Brian Brobbey në merkaton e verës.

Brobbey konsiderohet si një talent i madh në Holandë, ndërsa këtë sezon ka shënuar 11 gola në 20 ndeshje të luajtura.

Kontrata e 19-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe agjenti i tij Mino Raiola është në kërkim të një klubi për të ardhmen e Brobbey.

Interesim për Brobbey kanë shfaqur Milan dhe Juventus, mirëpo Inter ka nisur bisedimet me Raiolan dhe Neroaxurët synojnë ta kompletojnë marrëveshjen sa më shpejtë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here