Shkëmbim spektakolar: Brozovic te Bayerni, ylli i Bavarezëve te Interi

Bisedimet për rinovimin e kontratës mes Interit dhe Marcelo Brozovicit kanë ngecur dhe kroati mund të largohet nga Meazza.

Neroaxurët janë në krizë financiare dhe Suning pritet të nxjerrë në shitje disa lojtarë për të shpëtuar klubin.

Marcelo Brozovic është njëri nga lojtarët kyç te Interi dhe vlera e tij në treg është rreth 50 milionë euro.

Sipas raportimeve të fundit, Bayerni i Mynihut ka shfaqur interesim për kroatin dhe kanë përgatitur një ofertë joshëse për Neroaxurët.

Bayerni planifikon tia ofrojë Interit kartonin e Marc Roca dhe 20 milionë euro për Brozovic.

Roca nuk po fiton shumë minuta te Bayerni dhe nuk bën pjesë në planet e Flick, ndërsa interesim për të kishte shfaqur Milani, para se të transferohej në Allianz Arena.

Neroaxurët do të kërkojnë nga Bayerni 30 milionë euro dhe Marc Rocan. Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe palët janë optimiste për arritjen e marrëveshjes.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here