Belotti lë Torinon për gjigantin e Serie A!

E ardhmja e njërit prej sulmuesve më në formë të viteve të fundit në Serie A ka ngritur interesimin e shumë skuadrave të mëdha në Itali por jo vetëm.

Deri më tani më e interesuara ishte skuadra e Interit por tashmë gjërat kanë ndryshuar pasi edhe Paolo Maldini ka hyrë në garë dhe mund të realizojë një goditje të bujshme gjatë kësaj vere.

Inter në fakt nuk ka nevojë sa Milani për përforcime në sulm dhe kjo është arsyeja pse Maldini po nxiton për të arritur këtë transferim.

Vetë dëshira e Belottit është që ti bashkohet ndonjë skuadre të madhe në Itali për të luajtur në Europë dhe Milani është pikërisht ajo që po kërkon sulmuesi italian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here