Mesfusha, Conte do të transferojë objektivin e Juventusit!

Duket se Antonio Contes skuadra e Juventusit i është bërë një ‘halë’ në sy pasi edhe në merkato kanë objektivat e njëjtë dhe në garën për mesfushorin e Lyon, Bruno Guimaraes, Conte kërkon që të mposhtë Zonjën e Vjetër.

Braziliani është duke kaluar në një formë shumë të mirë dhe ka tërhequr interesim nga shumë skuadra të mëdha në Europë.

23 vjeçari vlerësohet si njëri prej mesfushorëve më të talentuar në Ligue 1 dhe transferimi i tij pritet ti kushtojë shumë Neroazzurëve.

Karakteristikat dhe stili i tij i lojës e bëjnë atë një futbollist perfekt për lojën e Contes por gjithçka mbetet në dorën e Juninhos dhe drejtuesve të klubit nëse do lejojnë shitjen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here