Plan alla-Juventus, në stol tek Inter ish ylli i kësaj skuadre!

Suning pritet që gjatë muajve të ardhshëm ti dorëzojë udhëheqjen e skuadrës korporatës së BC Partners dhe këta të fundit tashmë kanë gati një plan komplet të ri për të ringjallur Interin e madh të para disa viteve.

Problemi i vetëm mbetet paga e lartë e Contes i cili ka një kontratë deri më 2022 dhe në rast shkarkimi do të merrte hiç më pak se 12 milionë euro.

Por kjo gjë nuk do të ndalë drejtuesit e rinj të kësaj skuadre që kanë në plan që në krye të skuadrës të vënë legjendën e kësaj skuadre, Dejan Stankovic.

Serbi është duke u treguar shumë i suksesshëm me Yllin e Kuq të Beogradit dhe tashmë ka fituar një kampionat në Serbi gjatë sezonit 2019-2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here