Gara për sulmues, konkurencë e madhe nga Roma për Milanin!

Siç raportojnë mediat në Spanjë edhe skuadra e Romës ka interesim të madh për sulmuesin e skuadrës së Celtic, Edouard dhe Vlahovic të Fiorentinës ku të dy janë objektivë të Milanit.

Gjigantët e Serie A po bëhen gati për një merkato të madhe gjatë kësaj vere dhe me shumë rivalitet njëra me tjetrën.

Si sulmuesi i Celtic poashtu edhe i Fiorentinës kanë një vlerë në merkato me rreth 30 milionë euro kështu që gara pritet të jetë e nxehtë për të dy sulmuesit.

Dusan Vlahovic dhe Odsonne Edouard janë dy emrat më të kërkuar nga Maldini këtë verë pasi Ibrahimovic nuk garanton siguri për të ardhmen e sulmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here