Bolagun tek gjiganti i Serie A!

Emri i Folarin Balogun po përmendet çdo ditë e më shumë dhe Arsenal do ta ketë të vështirë për ta mbajtur një talent të tillë në skuadër me gjithë këtë interesim.

I ri, me një potencial të madh dhe mbi të gjitha me një çmim jo shumë të lartë.

Juventus me Fabio Paraticin ka shfaqur interesim të madh për të dhe kërkon transferimin e tij të shpejtë pasi çdo ditë e më shumë po rritet interesimi për të.

Zonja e Vjetër me stafin drejtues janë duke përgatitur një ofertë për topçinjtë gjatë kësaj vere për ti bindur që të shesin talentin anglez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here